Dy të tretat e kosovarëve të aftë për punë

Autori:Gazeta Fjala

sheshi

Dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë popullsi në moshë pune. Në popullsinë e moshës së punës përfshihen moshat 15-64 vjeçare.

Kështu thuhet në Anketën e Fuqisë Punëtore për vitin 2016 të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, shkruan Gazeta Fjala.

“Në kuadër të popullsisë me moshë pune, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore ishte 38.7%”, thuhet në anketë.

Ndërkaq, shkalla e punësimit në Anketën e Fuqisë Punëtore për vitin 2016 ishte 28.0 për qind.

“Punësimi me i lartë ishte te meshkujt, 43.0%; ndërsa, punësimi te femrat ishte 12.7%. Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetesor, me 51.3% të tyre; ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e prodhimit, ndërtimtarisë dhe tregtisë, me 44.3%”.

Sa i përket të punësuarve me kontrata, del se 29.5 për qind e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 70.5 për qind kanë kontratë të përkohshme.

Sipas rezultateve të AFP-së për vitin 2016, shkalla e papunësisë është 27.5%. Papunësia më e theksuar është te femrat me 31.8%, krahasuar me meshkujt, 26.2%. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 52.4%. Kurse, fuqia joaktive është mjaft e lartë (61.3%), me fokus të veçantë te femrat me 81.4%, krahasuar me meshkujt (41.7%). Për realizimin e AFP-së për vitin 2016, ASK-ja ka aplikuar metodologjinë dhe standardet e harmonizuara me rekomandimet e Eurostatit. /Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/dy-te-tretat-e-kosovareve-te-afte-per-pune/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala