Dy të arrestuar për fajde

Autori:Gazeta Fjala

arrestime

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit  në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, dje ka realizuar një operacion policor me ç`rast janë arrestuar dy meshkuj  me dyshimin se të njëjtit  janë përfshirë në dhënie të parave me fajde.

Sipas policisë, personat e dyshuar tanimë të arrestuar, dyshohet se gjatë vitit 2015 një personi i kanë dhënë me fajde para në shumën prej 31.850 euro, ndërsa i dëmtuari ua ka dhënë-kthyer deri me tani 57.300 euro .

Policia njofton se gjatë bastisjes kanë sekuestruar  një armë pistoletë, e cila dyshohet se mbahej pa leje nga personat e dyshuar.

Të dyshuarit M.B. dhe F.B. pas intervistës me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/dy-te-arrestuar-per-fajde/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala