Dy skema pensionale ”rrezikojnë” buxhetin e shtetit

Autori:Gazeta Fjala

pensionistët-rriten-pensionet-ulet-borxhi-projektbuxhet-2016-businessmag

Skemat pensionale të paralajmëruara për mësuesit që kanë punuar në vitet e ’90-ta, si dhe pensionet e parakohshme për Policinë e Kosovës po vlerësohen si rrezik serioz për buxhetin e Kosovës. Shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Ruud Vermeulen, i tha “Zërit” se me propozime të tilla të përfitimeve për dy kategoritë do të rrezikohet buxheti i shtetit dhe qëndrueshmëria e borxhit

Buxhetin e shtetit mund ta rrezikojnë skemat e propozuara të pensioneve për mësimdhënësit që kanë punuar në sistemin paralel të viteve të ’90-ta, si dhe pensionet e parakohshme për Policinë e Kosovës.

 Kështu  po alarmojnë përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Kosovë.

Shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Ruud Vermeulen, i tha Zërit se me propozime të tilla të përfitimeve për dy kategoritë do të rrezikohet buxheti i shtetit dhe qëndrueshmëria e borxhit.

“Në të njëjtën kohë ne jemi gjithnjë e më të shqetësuar për iniciativat e shpenzimeve sociale, siç është skema e propozuar e pensioneve për mësuesit që punonin në sistemin paralel në vitet 1990 ose skemën e pensionit të parakohshëm për forcat policore”. Këto do të krijonin detyrime të mëdha të pensioneve të pafinancuara, të cilat sistemi i pensioneve tashmë i pafinancuar në Kosovë thjesht nuk mund ta përballojë. Për më tepër, kërkesa për skema të ngjashme për profesione të tjera me siguri do të pasojë, duke vënë në rrezik buxhetin e Kosovës dhe qëndrueshmërinë e borxhit”, deklaroi Vermeulen.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/dy-skema-pensionale-rrezikojne-buxhetin-e-shtetit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala