Dy shkolla fillore në Gjilan do të vezhgohen nga kamerat

Prej tetorit të këtij viti nxënësit e shkollave fillore “Rexhep Elmazi” dhe “Sadullah Brestovci” në Gjilan për çdo veprim të tyre brenda objektve mësimor do të jenë në vezhgim të kamerave .
Këtë vendim e ka marrë Kuvendi Komunal i Komunës së Gjilanit, ku ka vendosur që në këto dy shkolla të instalohet sistemi i monitorimit me anë të kamerave. Ende nuk dihen arsyet se pse vetëm këto dy shkolla do të kenë një sistem të tillë të funksionimit.