Dy pushues nga Gjakova kanë rrezikuar të mbyten në det

Autori:Zekirja Shabani

jetski_1

Dy pushues nga Gjakova kanë rrezikuar të mbyten në det pasditen e sotme në Sarandë. Mësohet se dy pushuesit Genti Ahma dhe Ismail Dervishi po bënin xhiro me një motor uji, kur kanë rënë në ujë duke rrezikuar të mbyteshin, pasi nuk kishin mjete mbrojtëse dhe nuk dinin të notonin.

Fatmirësisht, ndërhyrja e menjëhershme e forcave të policisë kufitare ka bërë të mundur shpëtimin e tyre. Mësohet se dy pushuesit u nxorën në breg në gjendje të mirë shëndetësore. /BalkanWeb/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/dy-pushues-nga-gjakova-kane-rrezikuar-te-mbyten-ne-det/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala