Dua Lipa vallëzon si të mos i interesojë për asgjë në videoklipin më të ri

Autori:Gazeta Fjala

dua-lipa-dont-start-now-600x360-1

Dua Lipa ka publikuar edhe me videoklip këngën e saj më të re, “Don’t start now”.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka filluar sot një fazë të re në muzikën e saj.

Ajo ka sjellë këngën e saj paralajmëruese për albumin e ri që pritet të dalë së shpejti, shkruan Gazeta Express.

“Don’t stop now” është një këngë me shumë ritëm dhe me një tekst frymëzues, sigurisht, në lidhje me dashurinë.

Dua këndon se është shumë mirë pas një lidhjeje që i ka dështur ndërsa në videoklip shihet duke vallëzuar e duke u argëtuar me shoqërinë.

Zëri i Duas tingëllon fantastik në këtë këngë, e cila është në zhanrin ‘disco’ e ‘dance’, ndërsa ajo ka zbuluar se i gjithë albumi i dytë që po sjell do të jetë në këtë zhandër.

“Me këtë album do të ju bëj të gjithëve që të vallëzoni e kërceni, pasi me albumin e parë keni vuajtu mjaft”, ka thënë këngëtarja.

Albumi i dytë i Duas ka pritshmëritë e mëdha, pas suksesit të padiskutueshëm të albumit debutues.

Ajo nuk ka lajmëruar se kur do të dalë albumi apo çfarë titulli do të ketë, ndërsa kënga “Don’t start now” është vetëm kënga paralajmëruese e këtij albumi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/dua-lipa-vallezon-si-te-mos-i-interesoje-per-asgje-ne-videoklipin-me-te-ri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala