Drogë e re në SHBA, ‘kurthi për elefantë’ 10 mijë herë më i fortë se morfiumi

Autori:Gazeta Fjala

droga

Më shumë se 300 persona kanë vdekur në shtetin amerikan Ohajo, pas përdorimit të ilaçeve të reja ose substancave të cilat zakonisht janë përdorur si ‘kurth për elefantë’, transmeton Anadolu Agency (AA).

Fjala është për drogën e cila është qindra herë më e fortë së fentanila, 4 mijë herë nga heroina dhe 10 mijë herë nga morfiumi.

Konsumi i carfentanil-it është rreptësisht i ndaluar për njerëzit dhe kryesisht përdoret vetëm për qëllime veterinare, në veçanti për ti bërë të palëvizshme thundraket e mëdha. Vetëm dy miligram mjaftojnë për të trullosur një elefant të rritur.

Carfentanil duket si kripë kuzhine, ndërsa policia pohon se një dozë prej 20 mikrogramësh është vdekjeprurëse. Një mikrogram është ekuivalent me disa kokrra të kripës.

Policia kanadeze thekson se carfentanil është shfaqur në “tregun e zi”, rreth tre muaj më parë. Është më i fuqishëm dhe më i lirë se heroina dhe kokaina.

Autoritetet kanë regjistruar 300 raste të vdekjes nga mbidoza në Cincinnati nga 19 gushti.

Kjo drogë paraqet rrezik të madh edhe për ata që vijnë në kontakt me përdoruesit, si policia, ekipet e ambulancës dhe qentë nuhatës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/droge-e-re-ne-shba-kurthi-per-elefante-10-mije-here-me-i-forte-se-morfiumi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala