Drenasi sot zgjedh kryetarin

Autori:Gazeta Fjala

zgjedhjet-kosova

Në Komunën e Drenasit sot zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës, ku në balotazh do të garojnë kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci dhe kandidati i Nismës për Kosovën, Isa Xhemajlaj.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar procesi i votimit në Komunën e Drenasit (Gllogocit) për Raundin e Dytë të Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar të kësaj komune. Fletëvotimet dhe materiali tjetër sensitiv është shpërndarë në të gjitha Vendvotimet sipas planifikimeve me Planin Operacional të miratuar nga KQZ-ja.

Gjithashtu, sipas raportit nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve, të gjitha Vendvotimet janë hapur në kohën e paraparë. Lista Përfundimtare e Votuesve e Certifikuar nga KQZ-ja përmban: 52 mijë e 569 emra të votuesve në këtë komunë, e cila ka 28 Qendra Votimi me gjithsej 72 Vendvotime.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/drenasi-sot-zgjedh-kryetarin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala