Drejtuesit e doganës shpifin dhe ofendojnë

Autori:Zekirja Shabani

lulzim raafuna

Menaxhmenti i Doganës së Kosovës ka zgjedhur t’u shkruaj të gjitha medieve për të arsyetuar vendimet e kundërligjshme të drejtorit, Lulzim Rafuna, por jo edhe Gazetës Fjala, ku edhe u publikua shkrimi “Rafuna avancon dostat kundërligjshëm”. 

Redaksia e Gazetës Fjala vlerëson këtë presion të menaxhmentit mbi medien si mënyrë për t’i dekurajuar gazetarët që të hulumtojnë për zhvillimet brenda këtij institucioni.

Gazeta Fjala qëndron prapa argumenteve të botuara dhe të dokumentuara në artikullin me titull “Rafuna avancon dostat kundërligjshëm” dhe fton organet e drejtësisë të marrin masa kundër presionit të menaxhmentit të Doganës mbi mediat.

Për hirë të korrektësisë ndaj lexuesve publikojmë të plotë edhe një herë argumentet e adresuara në redaksi nga Enver Krivaça, ku edhe ka bashkangjitur vendimet që mbajnë vulën e Rafunës, që sipas tij në detyrë janë ngritur, siç i quan ai “njerëzit e nëntokës”,” servilët dhe ata që i kanë mbyllur “dosjet” e krimit”. Njëherësh përgjigjet siç edhe janë botuar në gazetë.

Megjithatë, për shkak të etikës profesionale, redaksia e Gazetës Fjala nuk do të botoj, por do të vë në dispozicion të prokurorisë korrespodencat me zyrtarët e Doganës së Kosovës lidhur me këtë rast.

Gazeta Fjala, fton Doganën e Kosovës që të argumentojë të kundërtën e asaj që është botuar në artikullin e së martës dhe të mos njollosë dhe fyej gazetarët e në veçanti Gazetën Fjala.

I bëjmë me dije përfaqësuesve të këtij institucioni se mediat, në rastin konkret, Gazeta Fjala, mbetet e përkushtuar në informimin e drejtë, korrekt dhe të pa anshëm të lexuesve.

Presim nga Dogana e Kosovës ti kërkojë falje redaksisë së Gazetës Fjala për ofendimet e bëra dhe i rekomandojmë menaxhmentit që mosmarrëveshjet e brendshme ti adresoj në organet kompetente pasi mediat nuk janë adresa për qërim hesapesh mes menaxhmentit dhe oficerëve doganor.

Bashkë me këtë shkresë botojmë edhe e mailin e një personi që thirret si Enver Krivaça dhe që punon si oficer doganor e që mohon të ketë akuzuar drejtorin Rafuna për avancime të kundërligjshme.

Te nderuar,
Nga Kosova per momentin pranova nje e-mail gjoja se unë kam shkruar për gazetën tuaj dhe disa nga gazetat tjera ne lidhje me drejtorin dhe Doganen e Kosoves.Ju lutem qe ra demantoni kete ras sepse unë nuk kam bër asnjë shkrim lidhje me ket ras te cilen posa e pash ne gazeta.
Un për momentin gjindem me Zvicer dhe nuk kam asnjë lidhje me shkrimin qe lexova më heret.Poashtu do te kerkoj nga Policia e Kosoves hetim te hollsishem rreth këti rasti

Me respekt,
Enver Krivaça

 

Emaili nga Enver Krivaça i dërguar në adresë të Gazetëës Fjala me datë 20 korrik 2015, e cila i është aadresuar edhe ministrit të Finaancave të Kosovës, Avdullah Hoti dhe krerëve të institucioneve tjera të vendit.

“Sundimi i paskrupullt i Rafunës me ‘bashkëpunëtor’, i dha goditjen e
fundit Doganës se Kosovës.

Se fundi, Rafuna duke vazhduar me arbitraritet, ka gjetur te
shpërblejë njerëzit e apostrufuar ne opinion si njerëz te ‘krimit e
nëntokës’ duke i avancuar ne Gradë, duke i vendosur lart ne hierarki ,
dhe sipas eksperteve te fushës, ne këtë mënyrë i ka dhënë ‘shqelmin’ e
fundit Doganës se Kosovës duke i shkaktuar dëme te pariparueshme!!!

–       Rafuna, ne përputhje me rekomandimet e ‘nëntokës’, ka avancuar madje
me dy Grada ne kundërshtim me çdo normë ligjore ne vend e jashtë saj,
Agron Sadikun ish-këshilltarin e tij i cili njihet për afërsinë e tij
me SHIK-un;
–       Genc Shabani, zyrtar i cili ka qenë i përjashtuar me vite te tëra
nga puna, madje i dënuar me burg me aktvendim te plotfuqishëm për
keqpërdorime ne kuadër te Doganës se Kosovës (Aktakuza e PPQ ne
Prishtine, PP.nr.672-1/2007,dt: 07.04.2008), e ka avancuar ne Gradë!!!
–       Rafuna ka graduar Ushtruesin e Detyrës se Gradës 3  ne Ushtrues
detyre te Gradës 4 Samir Krasniqin! Nuk njihet ne anale te
ligjshmerise qe një Ushtrues detyre te avancohet me tutje si Ushtrues
Detyre!
–       Kujtim Krasniqi si nënkryetar i Sindikatës se Doganës, është
avancuar ne Grade për hir te ‘servilitetit’ te kësaj sindikate ndaj
Rafunës;
–       Rafuna, ‘shpërblen’ edhe DijanaÇurqialo madje me dy Grada për punën
e kryer ndaj kompanisë “M-Sillosi”. Po e njëjta ka arritur te mbyll
‘dosjen’ e M-Sillosit, duke i shkaktuar buxhetit te konsoliduar te
Kosovës dëme te konsiderueshme materiale;
–       Rafuna nuk ka harruar te avancoj ne Grada edhe zëdhënësin e Doganës,
Adriatik Stavilecin, për punën e palodhshme ne ‘bllokimin’ e mediave
me shkrime lidhur me veprimet anti-ligjore te Doganës se Kosovës;
–       Arben Merlaku i njohur me aktivitete prej taksistit ilegal te qytetit etj.

Te apostrofuarit e avancuar janë te njohur si ‘përkrahës’ te veprimeve
anti-ligjore te Rafunës, madje prej tyre ka edhe të tillë qenuk kanë
as arsimim te lartë te përfunduar!

Avancimet janë bërë ne kundërshtim me Kodin Doganor & Akcizave,
Udhëzimet  Administrative te Brendshme, dhe veçanërisht me Ligjin e
Punës!!!

Bashkengjitur gjeni vendimet për avancim te te apostrofuarve.

 

 

 

 

 

5 3 4 2 1

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/drejtuesit-e-doganes-shpifin-dhe-ofendojne/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala