Drejtori i Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna, mbahet 5 orë në polici

Autori:Zekirja Shabani

lulzim raafuna

Drejtori i Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna ka qëndruar për rreth 5 orë e gjysmë në Policinë e Kosovës, zyrtarët e secilës e kanë intervistuar në cilësinë e të dyshuarit kryesor.

Ai dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare për veprën– lirim jo ligjor i veturës personale nga taksat doganore.

Këtë e ka konfirmuar për portalin Koha.net, zëdhënësi në Policinë e Kosovës, Daut Hoxha.

“Mund të konfirmojmë që L.R. është intervistuar nga Policia e Kosovës lidhur me një rast të mëhershëm dhe për shkak të mos pengimit të këtij procesi. Nuk shohim të nevojshme dhënien e detajeve tjera”, ka thënë Hoxha për portalin Koha.net

Ndërkohë një ditë më parë, nga Drejtoria për Krime të Rënda e Policisë së Kosovës është intervistuar ish-Drejtori, Naim Huruglica, gjithashtu në cilësinë e te dyshuarit.

Pritet procedimi i kallëzimit penal nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/drejtori-i-doganes-se-kosoves-lulzim-rafuna-mbahet-5-ore-ne-polici/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala