Drecun: “Trepça” s`mund të rrëmbehet me dhunë

Autori:Gazeta Fjala

Milovan-Drecun

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun ka thënë se problemi i “Trepçës “nuk mund të zgjidhet pa Serbinë.

Ai për RTS ka deklaruar se  autoritetet e Prishtinës u përpoqën që “përmes dhunës ligjore ta imponojnë një vendim që populli serb nuk mund ta pranojë, në vend që ky ligj të shqyrtohet  në  një procedurë të veçantë, ku nuk do të mund të votohej”.

Drecun poashtu theksoi se  Qeveria e Serbisë ka ndërmarrë një sërë masash dhe se përfaqësuesit serbë u larguan nga parlamenti i Kosovës, gjë që sipas tij mund të ndikojë në stabilitetin politik në Kosovë.

Ai beson se Brukseli “herët a vonë do të duhet të përgjigjet, duke pasur parasysh se Qeveria ka dërguar një letër ku shpjegonte pasojat e dëmshme të vendimit për Trepçën”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/drecun-trepca-smund-te-rrembehet-me-dhune/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala