Donika Kadaj-Bujupi flet rreth krijimit të Ushtrisë së Kosovës, ka edhe një porosi për serbët!

Autori:Zekirja Shabani

donika-852x460

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se është e pritshme që Serbia ta dramatizojë çështjen e themelimit të Ushtrisë së Kosovës.

Pavarësisht kësaj ajo ka thënë se Kosova do ta ketë ushtrinë e saj këtë vit, njofton Klan Kosova, percjell gazeta inFokus.

“Po, do ta ketë më 14 dhjetor” është përgjigjur ajo në Info Magazine.

Lidhur me deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stolteberg se nuk është koha e duhur që të votohet ushtria, Kadaj-Bujupi është shprehur: “E dimë që brenda NATO-s ekzistojnë një numër i shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën dhe mund të ketë qëndrime të ndryshme. Ajo që është e ditur është se rrugëtimi ynë – i FSK-së është bërë bashkë me aleatët tonë, projekt i të cilave është”.

“Kur e kemi filluar në vitin 2015 vendimi ka qenë të pritet edhe pak për një kohë më të duhur. Tash është momenti që Kosova të konsolidohet përbrenda duke e themeluar ushtrinë e saj. Nuk mjaftohemi të jemi vetëm konsumues të sigurisë por edhe kontribuues. Kjo ushtri nuk është agresor apo kërcënuese por partnere e NATO-s e ndërtuar në bazat e lirisë”.

Deputetja Kadaj-Bujupi ka thënë se Kosova është shtet i pavarur që duhet të vendosë vet për krijmin e ushtrisë.

“Me ndryshime kushtetuese ushtria do të varej nga Serbia dhe nuk do të bëhej asnjëherë. Është në duart e deputetëve të cilët besoj që sikurse herën e parë do ta votojnë edhe më 14 dhjetor”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/donika-kadaj-bujupi-flet-rreth-krijimit-te-ushtrise-se-kosoves-ka-edhe-nje-porosi-per-serbet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala