Donald Trump i kërkon falje Serbisë!

Autori:Gazeta Fjala

trump

Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, iu ka kërkuar falje serbëve për bombardimet gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Trump gjithashtu njoftoi edhe diçka tjetër për Ballkanin.

“Kërkoj falje për bombardimin e serbëve dhe njoftoj një politikë të re ndaj Ballkanit nëse unë fitoj”.

“Bombardimi i serbëve, të cilët ishin aleatët tanë në të dyja luftërat botërore, ishte një gabim i madh. Serbët janë njerëz shumë të mirë”, u shpreh Trump, transmeton lajmi.net.

Ai ka kërkuar falje madje ka thënë se do të forcojë marrëdhëniet me qeverinë e Beogradit.

Trump, gjithashtu në intervistën e parë me mediat serbe ka folur edhe për marrëdhëniet që do të bëjë me Rusinë në luftë kundër ISIS.

Trump, më pas ka ftuar votuesit serbë që gjenden në Illinois, Indiana, Wisconsin, Ohio dhe Michigan, ta votojnë atë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/donald-trump-i-kerkon-falje-serbise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala