Dokumenti sekret i Qeverisë britanike parashikon çfarë do të ndodhte pas një Brexiti pa marrëveshje

Autori:Gazeta Fjala

brrrrr

Një Brexit pa marrëveshje do të rezultonte në rritje të çmimeve, mungesë të furnizimeve me barna dhe prishje të rendit ppublik në Britani të Madhe. Kjo sipas një dokumenti sekret që parlamenti detyroi qeverinë të publikonte.

Dokumenti pesë faqësh detalizon atë që parashikohet të ndodhë pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE’ja pa marrëveshje, shkruan Business Insider.

Këto janë ato që parashihen të ndodhin:

-Një kufi i fortë me Irlandën, përkundër se Britania ka thënë se nuk do të kriojnte pika të reja kufitare.

– Disa ushqime të freskëta nuk do ishin të gatshme menjëherë.

– Njerëzit më të varfër në shoqri do të goditeshin më së shumti, me grupet që kanë të ardhura të vogla që do të prekeshin nga rritja e çmimeve.

– Disa biznese do të detyroheshin të mbylleshin dhe kjo do nënkuptonte mbylljen e disa vendeve të punës.

– Makinave do u duheshin më shumë se dy ditë për të kaluar Kanalin e Le Manshit

– 85% e maunave që kalojnë nëpër Kanal nuk do ishin të gatshme për një regjim të ri kurfitar me Francën.

– Demonstrata potenciale: Protesta dhe kundër-protesta do të ndodhin përgjatë Britanisë dhe mund të absorbojnë forca të mëdha policore. Mund të ketë prishje të rendit publik dhe tensione mes komuniteteve”

– Gjibraltari do prekej po ashtu nga kjo. Pritjet në kufirin me Spanjën do të rriteshin.

– Do ketë rritje të pazareve në tregun e zi dhe kontrabandë.

– Do kishte përplasje potenciale mes peshkatarëve britanikë dhe atyre nga Europa në ujërat territorial të Britanisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/dokumenti-sekret-i-qeverise-britanike-parashikon-cfare-do-te-ndodhte-pas-nje-brexiti-pa-marreveshje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala