Doganat thyen rekord në të hyra

Autori:Gazeta Fjala

dogana-atk-19031611

Dogana e Kosovës ka arritur edhe një rekord në rritjen e përqindjes së të hyrave për këtë vit. Vetëm gjatë 8 muajve të parë të këtij viti, shuma e të hyrave nga doganat ka arritur në 682 milionë euro.

Sipas drejtorit të Doganës, Lulzim Rafuna, ky institucion ka shtuar të hyrat dhe se pritet që t’i tejkalojë shifrat e parapara për një vit.

Në një prezantim të bërë sot, Rafuna ka bërë të ditur se trendi i të hyrave, nga një lëvizje negative që e ka pasur vitet e fundit,  këtë vit, ka arritur të ketë trend pozitiv.

“Dogana e Kosovës është me përqindje më të lart të hyrave në rajon. Vetëm këtë vit, janë planifikuar të arrihet shuma prej 1 miliard e 40 milionë, ndërsa për 8 muaj dogana ka arrit të inkasojë 682milionë,  81milionë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga një trend negativ, dogana është kthy në një trend pozitiv”, ka thënë Rafuna, raporton lajmi.net.

Në paraqitjen e të dhënave, në këtë konferencë është thënë se gjatë punës së tyre, doganat kanë arritur që në bashkëpunim me policinë t’i arrestojnë 37 persona.

“Dogana ka pjesën e luftimit të korrupsionit 14 raste”, është thënë në këtë prezantim.

Ndërsa, ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka vlerësuar punën e doganës, duke thënë se suksesi po dëshmohet edhe me shumën e të hyrave.

Ai insistoi se me zbatimin e MSA-së dhe me zbatimin e pakos fiskale, është arritur të zvogëlohet kosto e konsumatorit, përkundër faktit se Agjencia e Statistikave e dëshmon të kundërtën./

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/doganat-thyen-rekord-ne-te-hyra/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala