Dogana mbledh 964 milionë euro

Autori:Gazeta Fjala

dogana_3

Dogana e Kosovës, ka arritur që të mbledh më shumë mjete në krahasim me planin që e kishte si synim.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka bërë me dije për RTKlive se për herë të parë presin që të kalojnë shifrën prej 1 miliard eurove të hyra.

“Që nga themelimi nuk kemi mbledhur këtë shumë që po arrijmë këtë vit”, ka theksuar ai.

Ai ka thënë se deri Dogana e Kosovës, për momentin është mbi 98 milionë euro më shumë.

“Dogana e Kosovës, ka mbledhur 964 milion euro apo 11% më shumë se vitin e kaluar. Kjo rritje tregon përkushtimin e doganës në luftimin e evazionit fiskal dhe kontrabandës”, ka thënë ai.,

Sipas tij deri tani Dogana ka mbledhur mbi 964 milionë euro.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/dogana-mbledh-964-milione-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala