Dobësohuni me molla

Autori:Gazeta Fjala

molla_1511394500-7635092

E pasur me fibra, vitaminë C, minerale etj, molla jo rastësisht është fruta më e preferuar nga dietologët. Përpos vlerave ushqyese që ka, molla shërben edhe për dietë. Ajo përmban vetëm 45-60 kalori për çdo 100 gramë.

Nëse është e verdhë, e gjelbër apo e kuqe, ajo ka një funksion të rëndësishëm pastrimi. Për këtë motiv, ajo është futur shpesh në dietat e dobësimit.

Sidomos lëkura e saj përmban dy vlera të rëndësishme: ‘Pectina’, e cila ndihmon për t’i rregulluar kripërat, sheqernat e yndyrat, si dhe celulozën, e cila ndihmon që të pastrohet trupi dhe të tretet ushqimi.

Nëse dëshironi të hiqni peshë (gati një kilogramë) për një kohë të shkurtër, pa hequr dorë nga gjërat e shumta, provojeni ‘dietën e mollës’, e cila zgjat tri ditë dhe është e shkëlqyeshme për ta pastruar organizmin.

Si funksionon?

E gjithë ajo që duhet ta bëni është që të hani vetëm molla për tri ditë (afro 3 kilogramë molla në ditë). Jo vetëm mollët e papërpunuara, por edhe mollët e përgatitura dhe lëngu natyral i tyre (pa shtuar asgjë).

Një hidratim i duhur gjatë dietës është themelor. Lejohet vetëm pirja e ujit, por edhe të ndonjë çaji bimor. Kafja, megjithatë mund të konsumohet me kujdes dhe rrallë, për t’i evituar problemet e tretjes.

Një ditë e zakonshme

Mëngjesi: Një çaj bimor dhe dy molla të verdha (që japin më shumë energji për t’u ballafaquar me ditën).

Mesdita: Një mollë e bukur e kuqe (ideale për ta rifituar energjinë).

Dreka: 3 molla (një e kuqe, një e verdhë dhe një e gjelbër) dhe një çaj bimor

Pasditja: Një gotë lëng natyral mollash

Darka: 3 molla të fërguara (shumëllojshmëria e mollëve është më e përshtatshmja për përdorim).

Rekomandime

Gjatë dietës, duke hequr dorë në mënyrë drastike nga proteinat dhe karbohidratet, edhe mund të ndodhë që të bie funksionimi i tretjes së ushqimit.

Për këto motive, menjëherë sapo të përfundojë dieta, është e nevojshme të evitohet ngrënia e ushqimeve me yndyra apo të atyre që vështirë treten, derisa stomaku të rikthehet 100% të funksionimit. Para se ta nisni dietën, është mirë të konsultoheni me mjekun e besueshëm.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/dobesohuni-me-molla/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala