Do të shpenzohen një miliardë dollarë, për serialin e ri “Zoti i Unazave”

Autori:Gazeta Fjala

vlcsnap-2019-09-18-16h17m36s678-852x460

Seriali i shumëpritur i “Zoti i Unazave“ nis xhirimet në vendin e natyrës së mrekullueshme, Zelandën e re.

Të gjitha gjasat janë që ky të kthehet në serialin më të shtrenjtë të xhiruar ndonjëherë, me një kosto prej të paktën 1 miliardë dollarësh. Të drejtat e tij I bleu dy vjet më parë Amazon Studios, e cila kërkon të përfitojnë sa më shume nga suksesi I trilogjisë së famshme. Përfaqësues të saj garantuan përmes një deklarate se edhe përshtatja e filmit do të jetë po aq elektrizuese, me historitë e saj të reja.

Përgatitjet kanë filluar, ndërsa xhirimet në Auckland pritet të nisin gjatë muajve në vijim.

“Ishin duke kërkuar një vend i cili të sillte në jetë bukurinë e Tokës si në kohërat e Mesjetës; e dinim që duhet të gjenim një mjedis madhështor me pyje, male e brigje të pacënuara”, thuhet në deklaratë.

Projekti është mirëpritur në Zelandën e re, ku ministri i zhvillimit ekonomik, Phil Twyford u shpreh se ai do të sillte përfitime të mëdha, përfshire hapjen e vendeve të reja të punës dhe investime të rëndësishme.

E xhiruar ne fillimin e viteve 2000 me regji të Peter Jackson, trilogjia “Zoti i Unazave” arriti të grumbullonte më shume se 3 miliardë dollarë arkëtime dhe pati sukses edhe në Academy Awards.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/do-te-shpenzohen-nje-miliarde-dollare-per-serialin-e-ri-zoti-i-unazave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala