Djemtë e Sabit Gecit mohojnë sulmin me thikë, ekspertiza e cilëson sulm me mjet të mprehtë

Autori:Zekirja Shabani

gect

Djemtë e Sabit Gecit, Alban e Kushtrim Geci, e kanë mohuar përdorimin e thikës gjatë përleshjes me aktivistë të lëvizjes “Vetëvendosje”, në shtator të vitit të kaluar, para selisë së këtij subjekti politik.

Këto ditë ata janë marrë në pyetje nga Prokuroria Themelore e Prishtinës nën dyshimin se kanë kryer veprat penale: lëndim i rëndë trupor dhe kanosje.

Deklaratat, të cilat i ka siguruar “Koha Ditore”, janë thuajse krejtësisht të kundërta me ato të dy aktivistëve të lënduar, Arbër Sejdiu e Alban Makolli. I pari dyshohet se është sulmuar nga djemtë e Gecit me thikë në këmbë, kurse i dyti është goditur me grushte në kokë, me ç`rast ka pasur disa qepje.

Për këtë rast është bërë edhe një ekspertizë mjekësore, e cila nuk precizon se me çfarë mjeti është kryer sulmi, por vetëm thotë se është bërë me një “mjet të mprehtë”. Madje, kjo ekspertizë thotë se të dëmtuarit kanë pësuar lëndime të lehta.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/djemte-e-sabit-gecit-mohojne-sulmin-me-thike-ekspertiza-e-cileson-sulm-me-mjet-te-mprehte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala