Djegja e Ambasadës Amerikane në Serbi, jepen dënimet

Autori:Gazeta Fjala

auto_14zjarr1510654787

Gjykata e Lartë e Beogradit ka dënuar me kusht me pesë e 6 muaj burgim katër të akuzuar për zjarrvënie në Ambasadën Amerikane në Beograd në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt të vitit 2008, transmeton Koha.net raportimin e medieve të Beogradit.

Po kjo gjykatë liroi tre të tjerë nga akuza, si të pafajshëm.

Për veprën penale “kundër sigurisë së përgjithshme” me nga gjashtë muaj burgim me kush dyvjeçar janë dënuar Dejan Vuçkoviq, Dragan Marinkov dhe Marko Novitoviq, ndërsa Millan Tomas u dënua me pesë muaj, edhe ky me kusht për dy vjet.

Gjorgje Tomin, Nikolla Kosanoviq dhe Filip Backoviq u liruan nga akuza, siç raportohet – për mungesë faktesh.

Turma serbe më 17 shkurt të vitit 2008, në ditën kur Kosova shpalli Pavarësinë, gjatë protestës para Ambasadës Amerikane, duke e konsideruar atë si mbështetësen kryesore të kësaj pavarësia, përveçse brohoritën parulla antiamerikane dhe “Kosova është Serbi”, ata e sulmuan Ambasadën edhe me gurë dhe ia vunë zjarrin, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme. Dëmet e vlerësuara më pastaj kapnin 900 mijë dollarë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/djegja-e-ambasades-amerikane-ne-serbi-jepen-denimet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala