Djegia e Katedrales, francezët i reagojnë Trumpit: Gabohesh

Autori:Gazeta Fjala

france-notre-dame-fire_8d8e22aa-5fae-11e9-bb04-32a78a0b0bbe-600x360

Agjencia për mbrojtje civile dhe menaxhimin e krizave në Francë, ka refuzuar propozimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, se duhet të përdoren avionë me ujë për ta shuar zjarrin në Katedralen Notre Dame.

Kjo agjenci ka reaguar përmes rrjetit social Twitter, ku ndër tjera thonë se përdorimi i avionëve për ta shuar zjarrin përmes ajrit do ta shembte të gjithë ndërtesën.

“Lëshimi i zjarrit përmes ajrit në këto lloj ndërtesa mund të rezultojë me shembje totale të të gjithë strukturës, dhe do ta pengojë punën e zjarrfikësve, të cilët po e bëjnë më të mirën në Notre-Dame”, shkruan Mbrojtja Civile e Francës.

Kujtojmë se Trump reagoi kur filloi zjarri në Katedralen e Notre-Damit, duke propozuar që të përdoren avionë për ta ndaluar zjarrin përmes ajrit.

“… Ndoshta duhet të përdoren avionë me ujë që të shuhet. Duhet të veprohet shpejtë” shkroi Trump në Twitter.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/djegia-e-katedrales-francezet-i-reagojne-trumpit-gabohesh/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala