Djali i George Sorosit akuzon Evropën për racizëm ndaj shqiptarëve

Autori:Gazeta Fjala

Alexander_Soros_on_March_9_2012-425x460

“Poshtë sipërfaqes, gjallon një paragjykim dhe racizëm ndaj shqiptarëve etnikë në Europën Perëndimore, që nuk mund të mos shihet si faktor në refuzimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore në Këshill. Evropa duhet të pranojë që vuan nga Albanofobia”., shkroi ai në rrjetin Twitter.

Ngurrimi i rradhës i Bashkimit Evropian për të filluar bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është kritikuar nga shumë figura të njohura europiane.

Në Ballkan, reagimet janë më të ndryshme. Në Maqedoninë e Veriut, pritet të mbahen zgjedhje të reja. Sakrifica e ndryshimit të emrit të vendit tani shihet si e shkuar dëm.

Në Shqipëri, opozita akuzon qeverinë për refuzimin në Bruksel, kurse qeveria në pushtet ka akuzuar opozitën për dëmtim të imazhit të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama ka thënë se arsyeja e vendimit nuk ka të bëjë fare me Ballkanin po me situatën brenda BE-së.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/djali-i-george-sorosit-akuzon-evropen-per-racizem-ndaj-shqiptareve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala