Disa nga arsyet që i shtyjnë punonjësit të japin dorëheqjen në punë

Autori:Gazeta Fjala

stresi_1475865751-5155628

Sipas kërkimeve të kryera nga Universiteti i Kalifornisë, punonjësit që ishin të motivuar në punë ishin edhe ata që kishin nivel më të lartë rendimenti; ata që kishin paga më të larta kishin edhe një nivel më të lartë kreativiteti. Faktorët që ndikojnë në uljen e rendimentit të punonjësve në punë janë të shumta, por sipas të dhënave të publikuara nga kompania kërkimore Gallup, një prej faktorëve kryesorë ndikues në këtë drejtim është keqmenaxhimi në nivelet drejtuese.

Mbingarkesa në punë 

Asgjë më shumë sesa mbingarkesa në punë nuk mund t’i detyrojë punonjësit që të largohen nga puna. Pjesa më e madhe e punonjësve e konsiderojnë mbingarkesën në punë si një formë ndëshkimi dhe është pikërisht kjo një ndër arsyet se përse ajo ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në uljen e rendimentit në punë. Sipas kërkimeve të fundit nga Universiteti i Standfordit, produktiviteti i punonjësve fillon të bjerë nëse ata i kalojnë 50 orë punë në javë.

Mungesë vlerësimi

Kjo është edhe një prej pikave ku çalon pjesa më e madhe e kompanive, mungesa e vlerësimit të punonjësve. Nëse doni të keni punonjës më rendiment të lartë, atëherë ju duhet t’i vlerësoni ata për përmbylljen me sukses të një fushate të caktuar dhe do ta shikoni që edhe projekti tjetër do të ketë të njëjtin rezultat.

Mungesë trajnimesh profesionale

Mungesa e trajnimeve profesionale i bën një pjesë të madhe të punonjësve të largohen nga puna, në kërkim të një kompanie tjetër në të cilën të kenë mundësi që të ndjekin kurse apo trajnime të ndryshme që do të ndikojnë në përmirësimin e mëtejshëm profesional.

Kur nuk aplikohen shpërblime 

Nëse ju i premtoni stafit tuaj të punonjësve që në fund të një projekti që mbyllet me sukses ju do t’u jepni atyre shpërblim dhe në fund nuk e mbani premtimin, atëherë mos u çuditni nëse do të përballeni me largimin e punonjësve tuaj nga puna, sidomos në ato raste kur kjo gjë përsëritet projekt pas projekti.

Mungesë kreativiteti

Edhe punonjësit më të talentuar përpiqen gjithmonë të përmirësohen dhe të zhvillohen profesionalisht. Nëse ju nuk i mbështesni ata dhe dëshirën e tyre për të avancuar dhe për të sjellë ide sa më inovative, atëherë ju po ndikoni në mënyrë të drejtpërdrejtë në largimin e tyre nga puna.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/disa-nga-arsyet-qe-i-shtyjne-punonjesit-te-japin-doreheqjen-ne-pune/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala