Disa fruta ndihmojnë kundër pagjumësisë

Autori:Gazeta Fjala

Frutat

Ekspertët kanë zbuluar se cilat janë ushqimet që luftojnë gërhitjen, pagjumësinë e ankthin.

Më poshtë po ju paraqesim një listë me ushqime dhe funksionin që ka secila prej tyre.

Për të fjetur

Frutat e pasura me melatoninë janë qershitë dhe janë ideale për t’i ngrënë para gjumit. Sipas Dana James, farat e kungullit janë gjithashtu një opsion i mirë. “Ato janë të pasura me magnez, çka ndihmon në relaksimin e muskujve të trupit dhe si rrjedhojë një gjumë të thellë”, tregon ajo. Dhe së fundmi, kokoshkat janë zgjidhja ideale para natës. Ato përmbajnë serotonin, një element kimik që rregullon çrregullimet e ciklit tonë të gjumit.

Për të shmangur makthet

Për të shmangur makthet duhet të shmangni edhe ushqimet që janë të pasura me magnez, siç është avokadoja dhe zarzavatet me gjethe jeshile, si spinaqi. Gjithashtu shmangni edhe djathin, i cili përmban “opioid peptides” që lodhin imagjinatën.

Për të ndihmuar me gërhitjen

Gërhitja është një efekt i zakonshëm i personave që janë mbipeshë. Në lehtësim të saj mund të vijnë fruta të pasura me vitaminën C, si limoni, portokalli apo grejpfruti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/disa-fruta-ndihmojne-kunder-pagjumesise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala