Disa alarme për bombë në Rusi

Autori:Gazeta Fjala

rusi

Qytetet nëpër Rusi për katër ditë me radhë janë ballafaquar me disa alarme për bombë, shkruan BBC.

Dhjetëra shkolla, qendra tregtare, stacione dhe ndërtesa publike janë evakuuar.

Qindra persona janë prekur nga këto alarme.

Të gjitha alarmet për bombë deri më tani nuk kanë rezultuar të vërteta dhe është kërkuar nga popullata që të qëndroj e qetë.

Burimet e këtyre kërcënimeve ende nuk janë të qarta mirëpo sipas disa zyrtarëve policor besohet që vijnë nga jashtë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/disa-alarme-per-bombe-ne-rusi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala