Digjitalizohet shkolla e Bellanicës së Malishevës

Autori:Gazeta Fjala

digji-690x380

Në Komunën e Malishevës, procesi mësimor ka filluar në të gjitha shkollat, mirëpo e veçantë e këtij viti, është edhe një pilot projekt i ri, i digjitalizimit të shkollave,  ku nxënësit përveç mësimit që do ta marrin përmes shpjegimit klasik, do të kenë mundësi që të mësojnë edhe përmes monitorëve të vendosur në klasa.

Kjo formë e mësimit ka filluar të aplikohet në Sh.M.U. “Ismail Qemaili” në Bellanicë.

Po ashtu kjo shkollë, ka përfituar edhe një kabinet të informatikës, falë një donacioni nga mërgimtari Bashkim Ferat Shala nga Guncati, i cili ka kompletuar kabinetin e informatikës me kompjuter, në mënyrë që nxënësit të mësojmë në mënyrë praktike.

Për këtë qëllim, sot këtë shkollë, e kanë vizituar kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i arsimit, Avdi Morina, të cilët janë njoftuar me këtë formë të re të organizimit të mësimit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/digjitalizohet-shkolla-e-bellanices-se-malisheves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala