Digjet arkiva e Agjencisë së Planifikimit të Territorit, policia e fsheh ngjarjen

Autori:Gazeta Fjala

auto_Untitled-71505385449-1-650x358

Arkiva e Agjencisë së Planifikimit të Territorit është djegur gjatë natës. Persona të paidentifikuar, mësohet se më në fund ja kanë dalë që të zhdukin të gjithë arkivën.

Burime për SYRI.net kanë bërë të ditur se asgjësimi me zjarr i kësaj arkive ishte tentuar edhe 4 herë të tjera që të digjet, por nuk ia kishin dalë.

Me herën e pestë mbrëmjen e djeshme ja kanë dalë. Burimet thanë se policia kishte marrë edhe më parë informacione në lidhje me tentativat, por nuk kishte vepruar.

Edhe sot policia e ka mbajtur të fshehtë këtë ngjarje duke mos e bërë publike.

Agjencia e Planifikimit të Territorit ndodhet në një godinë me Agjencinë e Kthimit të Pronave, në katin e katërt të saj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/digjet-arkiva-e-agjencise-se-planifikimit-te-territorit-policia-e-fsheh-ngjarjen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala