Dieta ushqimore ka një rol të rëndësishëm për shëndetin mendor

Autori:Gazeta Fjala

dieta7

Psikiatrët kohët e fundit kanë nxjerrë studime që përveç mënyrës së jetesës, në shëndetin mendor ndikon edhe ushqimi.

Një grup shkencëtarësh nga Shoqata Ndërkombëtare e Kërkimeve Psikiatrike, argumentojnë se dieta ushqimore është po aq e rëndësishme për psikiatrinë sa për kardiologjinë dhe gastro-enterologjinë.

Me rreth 450 mln njerëz në mbarë botën që vuajnë nga çrregullimet mendore, një nga autorët e studimit dr. Drew Ramsey përmend rëndësinë e disa lëndëve ushqyese të caktuara për shëndetin e trurit, përfshi acidin yndyror Omega-3, vitamina D, vitamina B, zinku, hekuri dhe magnezi.

Dietat moderne, të dendura në kalori, kanë tendencën të kenë mangësi të këtyre lëndëve të rëndësishme ushqyese, që mund të kontribuojnë në kushtet e shëndetit mendor. Shumë studime kanë lidhur depresionin me sasi të vogla të vitaminës B, ndërsa mungesa e vitaminës D luan rol në zhvillimin e skizofrenisë tek fëmijët./albeu.com/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/dieta-ushqimore-ka-nje-rol-te-rendesishem-per-shendetin-mendor/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala