Dielli artificial që do zgjidhë problemet e energjisë

Autori:Gazeta Fjala

Alle fünf Module stehen auf dem Maschinenfundament (Dezember 2011). Zum kompletten Anlagenkern fehlt nur noch das letzte Stück der Außenhülle (vorne oben).

Muret e betonit janë 190 centimetra të gjera.

Më pas hapet një sallë e madhe, ku duket sikur është ulur një anije hapësinore.

Në mes është një lëmsh i madh gri, dhjetë metra i lartë dhe 20 metra i gjerë, i mbushur me tela, kabllo, valvula, panele, etj.

Këtu në Greifswald të Gjermanisë, shkencëtarët duan të shkruajnë historinë.

Ajo që duket si një stacion hapësinor në fakt është reaktori Wendelstein 7-X, që do të prodhojë temperatura ekstreme si të diellit.

Bëhet fjalë për një fuzion bërthamor, që do të prodhojë energji në sasi shumë të mëdha nga pak gram hidrogjen.

Është në fakt një bombë me hidrogjen, më e fuqishmja që është ndërtuar ndonjëherë, 4 mijë herë më e fortë se bomba atomike e Hiroshimës.

Studiuesit ia kanë dalë deri më tani të bëjnë një fuzion bërthamor të kontrolluar për disa sekonda.

“Nga një gram hidrogjen ne mund të përfitojmë të njëjtën sasi energjie sa nga dhjetë milionë gram qymyr”, shpjegon Thomas Klinger, drejtor shkencor i projektit.

Një gjenerator i tillë do i jepte zgjidhje afatgjatë problemit të energjisë në Tokë.

Eksperimenti i parë do mbahet këtë të enjte- por nuk do ketë furnizim me energji, edhe pse projekti ka kushtuar 400 milionë euro deri më tani.

Ai ka një diametër prej 16 metrash dhe është i vogël për të pasur një bilanc pozitiv energjie.

Kjo do të thotë që duhet shpenzuar akoma më shumë, për të prodhuar temperatura të tilla ekstreme siç mbizotërojnë në diell.

Por Wendelstein 7-X është mjaftueshëm i madh sa për të studiuar fushat komplekse magnetike, me të cilat studiuesit duan të mbajnë plazmën e nxehtë në gjendje pluskuese.

Plazma është një gjendje e materies, gjatë së cilës elektronet shpërndahen nga atomet e hidrogjenit.

Me fjalë të tjera, bëhet fjalë për një supë ekstremisht të nxehtë me elektrone dhe bërthama atomike.

Natyrisht që ka edhe kritika themelore ndaj reaktorit: pse duhen investuar qindra milionë për një teknologji, e cila mund të mos japë rezultat as në vitin 2050, ndërkohë që mund të ndërtohen disa centrale të tjerë?

Aktivistët e mjedisit thonë se nuk ka nevojë për shpenzim kaqë të madh, ndërkohë që paratë mund të jepeshin për kërkimin dhe zhvillimin e energjisë së rinovueshme.

Pastaj është frika e rrezatimit dhe mundësia e defekteve.

Projekti mund të arrijë deri në një miliard euro.

Por nëse është një investim i mirë, kjo nuk mund të thuhet me siguri.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/dielli-artificial-qe-do-zgjidhe-problemet-e-energjise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala