Dibrani, kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër

Autori:Gazeta Fjala

shefqet-dibrani1

Kuvendi VIII-të i Degës së LDK-së në Zvicër, i cili i zhvilloi punimet në Burgdorf, më 10 maj 2015, zgjodhi për kryetar të saj poetin dhe publicistin Shefqet Dibrani.

Shefqet Dibrani është anëtar dhe njëri nga delegatët e Kuvendit Themelues të Degës së LDK-së në Zvicër, mbajtur më 29 prill 1990 në Zürich. Që atëherë ai ka pasur poste udhëheqëse në nivel lokal (nëndega e LDK-së) dhe të nivelit qendror (dega e LDK-së), dhe është shquar për analizat e tij për të gjitha zhvillimet politike e kulturore në hapësirën shqiptare dhe më gjerë.

Është autor 17 librave dhe një kritik i ashpër i zhvillimeve politike brenda partisë. Fitorja e tij shihet si një mundësi e mirë për reformat e brendshme partiake, pasi ai vazhdimisht ka bërë thirrje për reformimin rrënjësor brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Zgjedhja e tij shihet në kontestin pozitiv pasi nga ai pritet një reformim i thellë në Degën e LDK-së në Zvicër.

Delegatët në Kuvend kanë votuar edhe për kryesinë e re të Degës së LDK-së në Zvicër, e cila në pamje të parë paraqet një strukturë gjithëpërfshirës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/dibrani-kryetar-i-deges-se-ldk-se-ne-zvicer/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala