Dialog për njohje reciproke

Autori:Gazeta Fjala

1399933794visegrad-support-for-serbia-kosovo-dialogue

Kosova duhet t’i ndryshojë njerëzit që e përfaqësojnë dhe qasjen e saj në dialogun me Serbinë, i cili lehtësohet nga Bashkimi Evropian.

E rrjedhimisht insistimi i saj që nga ky dialog ta përfitojë njohjen direkte nga Serbia duhet të jetë i pakusht. Kështu kanë thënë njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të integrimeve evropiane për gazetën “Zëri”.

Sipas tyre Kosova deri më tani nuk i ka përdorur të gjitha mundësitë nga dialogu, andaj një riformatim i thellë i formatit aktual është i domosdoshëm.

Ndërkohë edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se pa njohje të ndërsjellët dialogu nuk ka kuptim.

Kurse, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se nuk e di kur do të rifillojë dialogu, pasi që është Kuvendi që e ka pezulluar atë e jo ajo.

E ristrukturimin e dialogut e ka përkrahur edhe kryeministri i vendit, Isa Mustafa. Ai në katërvjetorin e këtij dialogu ka thënë se nuk do të ishte e arsyeshme që të vazhdohet në këtë mënyrë. Ministria për Dialog, Edita Tahiri, ia ka hedhur përgjegjësinë Kuvendit për pezullimin e dialogut Prishtinë – Beograd.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/dialog-per-njohje-reciproke/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala