Dhurata Hoxha tejkalon shpenzimet e hotelit në Londër

Autori:Gazeta Fjala

Dhurata-Hoxha

Ministrja e Integrimeve Evropiane që dikur kishte shërbyer si këshilltare e Kryeministrit Thaçi kishte tejkaluar shpenzimet e parapara në një udhëtim zyrtar në Londër.

Hoxha kishte kërkuar 2 mijë e 500 euro avans për udhëtimin drej ‘Panairit të Sigurisë ‘ në Londër ku kishte marrë edhe ish- Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.

Lidhur me këtë udhëtim, në faturat zyrtare të siguruara nga KALLXO.com u përfshi edhe arsyetimi i Hoxhës për tejkalimin e shpenzimeve të hotelit.

“Ju njoftojm se gjatë realizimit të udhëtimit zyrtar në Londër i realizuar sipas datave të kërkesës 13.09.2011- 15.09.2011, shyuma e hotelit është tejkaluar në masë të madhe e që arsyeja kryesore ishin çmimet e larta jashtë mase në Londër e sidomos kur ndodhin takime të tilla siç ishte panairi i i sigurisë që ishim, andaj luteni të aprovoni shpenzimet e hotelit sipas faturave”, thuhet në email.

Zyrtarja kishte qëndruar në hotelin ‘Corinthia’ i cili në totatl kishte kushtuar 1 mijë e 27 euro e 31 cent.

Në shpenzimet e Hoxhës ishin përfshirë edhe tiketat e autobusëve dhe shpenzimet e udhëtimit.

Kallxo.com ka nisur publikimin e faturave të shpenzimeve të Presidentit Hashim Thaçi në kohën kur ai ishte kryeministër i vendit.

Në dosjen prej qindra faturash të siguruara pasi BIRN ka paditur Zyrën e Kryeministrit në gjykatë, do publikohen fatura të shpenzimeve për 20 muaj qeverisje të Hashim Thaçit përfshirë këtu shpenzimet e 5 zëvendëskryeministrave tjerë të asaj kohe: Bujar Bukoshi, Edita Tahiri, Hajredin Kuçi dhe Behgjet Pacolli.

Pjesë e faturave janë edhe shpenzimet e kryera nga këshilltarë e shefa të kabineteve e deri te bodigardët e qeveritarëve të lartë.

Në dosjen “Sa han Shefi” e cila tashmë është aktive në KALLXO.com, çdo ditë do të publikohen fatura të reja të shpenzimeve të shoqëruara me shkrime dhe dëshmi për shpenzime.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/dhurata-hoxha-tejkalon-shpenzimet-e-hotelit-ne-londer/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala