Dhurata Hoxha e blenë Drurin e Jetës (Dokument)

Autori:Gazeta Fjala

dhurata

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha, ka ndarë 3,800 euro për ta blerë Drurin e Jetës, një lule Pallma, e mijëra trëndafila e karafila. Shumë lule tjera ajo ka porositur ti blihen me paratë e taksapaguesve për nevoja të ndryshme.

Dhurata ka planifikuar të dhuroj gjatë vitit 2017, 5 buqeta të mëdha me lule, e 30 tjera të vogla, shkruan Gazeta Fjala.

Për ti mbajtur gjallë lulet ajo ka vendosur të shpenzoi para edhe për ushqim të luleve.

Ministrja ka porositur një thes dhe e vazo dekorative për lule të mëdha, shkruan Gazeta Fjala.

Kontrata me kompaninë që do ta fitoj parashihet të zgjas 12 muaj, derisa blerësi do të përzgjidhet të hënën me datën 6 dhjetor. /Gazeta Fjala/

lulet

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/dhurata-hoxha-e-blene-drurin-e-jetes-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala