Dhuna psikologjike në punë

Autori:Gazeta Fjala

work-angry-boss-850x627

Është një lloj forme abuzimi, ndërsa dhunuesit dhe punëdhënësit e pashkolluar shpesh përpiqen shumë për t’i mbajtur viktimat e tyre në heshtje duke përdorur si kërcënim masat disiplinore, heqjen nga puna, gjoba, ulje rroge, etj.

Dhunuesit i frikësohen shumë daljes në shesh të paaftësisë apo dhënies së llogarisë për veprimet e tyre.

Kjo ka kuptim nëse mban parasysh faktin se dhuna bëhet pikërisht për të fshehur paaftësinë. Njerëzit që dhunojnë janë me të vërtetë të paaftë.

Qëllimi kryesor i dhunës është për të fshehur paaftësinë. Dhuna nuk ka aspak lidhje me menaxhimin, ose gjëra të tilla të ngjashme. Menaxherët e mirë menaxhojnë, ndërsa menaxherët e këqij dhunojnë. Menaxhimi është menaxhim. Dhuna psikologjike nuk është menaxhim. Prandaj, të gjithë ata njerëz që dhunojnë, në të vërtetë po fshehin paaftësinë e tyre. Niveli i dhunës psikologjike tregon edhe nivelin e paaftësisë. Fajin e paaftësisë së tyre dhunuesit ua hedhin të tjerëve për këto arsye:

– Për t’iu shmangur ballafaqimit me paaftësinë e tyre.
– Për të shmangur marrjen e përgjegjësisë si pasojë e veprimeve të tyre dhe ndikimit që këto veprime kanë tek të tjerët.
– Për të ulur frikën se mund t’u dalë në shesh fytyra e vërtetë. Ata janë individë të dobët dhe të paaftë.
– Për të hequr vëmendjen nga paaftësia e tyre.
– Kjo është mënyra se si punonjësit e paaftë dhe agresivë e mbajnë vendin e punës në një ambient të menaxhuar keq dhe të pasigurt.

Dhuna është një mënyrë e dështuar pune. Rezultatet e saj janë: demoralizimi, mungesa e një shtyse për të punuar, pakënaqësi dhe ftohje. Dhunuesit drejtojnë organizata ose biznese që funksionojnë keq dhe janë jo të efektshme. Shndërrimet e shpeshta të stafit janë të larta, ndërkohë që morali është i ulët, produktiviteti dhe përfitimet janë të ulta. Prosperiteti është thjesht iluzion dhe këto lloj organizatash dhe biznesesh janë një investim i keq afatgjatë. Hedhja e fajit dikujt tjetër dhe mohimi janë shenjat dalluese të dhunuesit.

Pas çdo ngacmimi, diskriminimi, paragjykimi, abuzimi, persekutimi, konflikti dhe dhune fshihet dhuna psikologjike.

Dhunuesi psikologjik është një person që:

– Nuk ka mësuar asnjëherë që të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta;
– Do të përfitojë nga jeta e të rriturve por që në fakt e ka të pamundur dhe nuk do që të marrë përgjegjësitë që vijnë si rezultat i jetës së të rriturve;
– Vazhdimisht mohon pasojat e veprimeve të veta (mohimi është tipar dallues i dhunuesit);
– E ka të pamundur dhe nuk ka dëshirë që të pranojë ndikimin që ka sjellja e tij tek të tjerët;
– Nuk ka dëshirë që të ndryshojë sjellje;
– Nuk ka dëshirë të pranojë faktin se ka mënyra të tjera më të mira sjelljeje;
– Dhunuesi është i fiksuar dhe i pandreqshëm. Dhunuesi periodik duhet patjetër të dhunojë dikë dhe duket se e ka të pamundur që të mbijetojë pa një shënjestër (një person);
– Pavarësisht përshtypjes që mund të lënë, në të vërtetë dhunuesit nuk kanë besim në vetvete, prandaj ata ndihen gjithmonë të pasigurt. Mungesa e vetëbesimit është faktori kryesor i cilësuar nga të gjitha studimet që i janë bërë dhunës psikologjike. Duke qenë se këta lloj njerëzish janë të paaftë për të kryer detyrat dhe detyrimet e punës që bëjnë (megjithëse shkojnë gjithë qejf për të marrë rrogën), ata kanë frikë se mos zbulohen. Frika e zbulimit shkon deri në paranojë;
– Dhunuesit vlojnë nga inati, urrejtja dhe hidhërimi. Zakonisht ata kanë një gamë të gjerë paragjykimesh, të cilat i hedhin tek të tjerët. Dhunuesit janë të pushtuar nga xhelozia dhe zilia. Ideja e refuzimit, e cila nuk u shqitet asnjëherë nga mendja shërben gjithashtu si shtysë e fortë;
– Dhunuesit janë njerëz, të cilët nuk kanë mësuar të përballen me pasojat. P.sh. nëse sillesh mirë, pasojat janë të mira (shpërblim), por po u solle keq, pasojat janë jo të mira (dënim). Që në fëmijëri, dhunuesit kanë mësuar se mund t’i shmangen pasojave të pakëndshme të sjelljes së keqe duke u mohuar gjithmonë gjithçka, duke fajësuar dikë tjetër, ose duke u hequr si viktimë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/dhuna-psikologjike-ne-pune/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala