Dhomat e VIP-ave në QKUK

Autori:Gazeta Fjala

vip

Dhoma ku kanë qëndruar kohë pas kohe politikanë e figura të ndryshme publike të Kosovës, në Qendrën Klinike Universitare, është menduar ti ngjajë një apartamenti të zakonshëm.

Ka internet, televizor dhe mbi të gjitha privatësi absolute nga të gjithë pacientët e tjerë. Pacienti në këtë dhomë edhe kujdesin shëndetësor e ka si person i rëndësisë së veçante derisa trajtohet në dhomën e dedikuar për “VIP”.

E veçantë është se në shumicën e kohës korridoret që qojnë në to janë të mbushur me policë që shoqërojnë të sëmurët.

Dhoma të tilla ‘VIP’ ose apartamente ka në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, në atë të Otorinolaringologjisë, Kardiologjisë, Neurologjisë, si dhe në Klinikën Infektive të QKUK’së.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/dhomat-e-vip-ave-ne-qkuk/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala