Devollët kërkojnë paratë e Telekomit

Autori:Gazeta Fjala

telekomi_1514817770-4189068 (1)

Telekomi humbi arbitrazhin ndaj kompanisë Devolli. Pas kësaj, Telekomi kishte nënshkruar një marrëveshje e cila pas moszbatimit nga Telekomi e ka çuar kompaninë në ngritjen e qështjes së ekzekutimit të borxhit në gjykatë.

Burime të KALLXO.com brenda Gjykatës Themelore të Prishtinës mësojnë se brenda pak ditësh do të mbahet seanca gjyqësore në të cilën pritet të vendoset në lidhje me vendimin e Arbitrazhit që Telekomin e Kosovës e obligon që kompanisë Z- Mobile t’i paguajë më shumë se 35 milionë euro.

Në seancën e cila pritet të mbahet gjatë kësaj jave në Gjykatën Ekonomike pritet të vendoset për njohjen e vendimit të gjykatës së arbitrazhit me të cilën Telekomi obligohet t’i paguajë z Mobile shumën prej mbi 30 milionë euro, përfshirë kamatën e cila pritet të përcaktohet.

Nëse gjykata e Prishtinës vendos për njohjen e vendimit kompania Devolli mund ta dërgojë Telekomin në përmbarim.

Kontesti në mes të kompanisë “Dardafon” dhe ndërmarrjes publike Telekomi i Kosovës zanafillën e ka në marrëveshjen e lidhur më datë 16 janar 2009. Marrëveshja parashihte që “Z-Mobile” të jetë operator virtual i telefonisë mobile “Vala”. Mospajtimet në mes të dy palëve nisën kur “Z-Mobile” kërkoi numeracion shtesë, pra më shumë se 200 mijë numra sa i ishin ndarë në fillim. Mospajtimet përfunduan në Arbitrazh. Në vitin 2015, “Z-Mobile” (Dardafon) iu drejtua Arbitrazhit pasi pretendonte se Telekomi i Kosovës po bënte shkelje të marrëveshjes pasi refuzonte t’i ndajë numra shtesë dhe të ofronte shërbime 3G dhe 4G.

Tribunali i Arbitrazhit pranë Odës Ekonomike Ndërkombëtare, sipas padisë së kompanisë “Z-Mobile”, më 9 dhjetor 2016 vendosi në favor të kësaj kompanie.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/devollet-kerkojne-parate-e-telekomit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala