Dështon presidentja

Autori:Gazeta Fjala

largea_atifete-jahjaga-645-fb11364581233

Presidentja Jahjaga nuk ka arritur të marrë pajtimin e liderëve partiakë për zhbllokimin e Kuvendit. Opozita kërkon nga kryeministri tërheqjen e marrëveshjeve, të cilën gjë nuk e pranon ky i fundit

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahajga, nuk ka arritur t’i bindë liderët e partive parlamentare që ta zhbllokojnë Kuvendin e Kosovës, pavarësisht takimeve që ka zhvilluar me pozitën dhe opozitën.

Opozitarët vazhdojnë të jenë të barrikaduar në pozicionet e tyre, të cilët thonë se nuk do të ketë zhbllokim të punës së Kuvendit derisa kryeministri, Isa Mustafa, nuk tërheq marrëveshjet për Asociacionin e Komunave Serbe dhe atë për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi.

Jo vetëm kaq, blloku opozitar refuzon uljen në një tavolinë të diskutimeve të pesë liderëve partiakë.

Presidentja Jahjaga të hënën tashmë ka nisur takimet me krerët e institucioneve të vendit dhe liderët partiakë të pushtetit, derisa të martën ka pritur liderët opozitarë, Visar Ymerin e “Vetëvendosjes”, Ramush Haradinajn e AAK-së dhe Fatmir Limajn e “Nismës për Kosovën”. /Zeri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/deshton-presidentja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala