Dëshmon një person me veshkë të hequr për rastin “Medicus”

Autori:Gazeta Fjala

medicus_82395_480387_900475-1-650x358

Seanca e gjykimit të mjekëve të “Medicus”-it është mbyllur edhe sot për publikun, ngase do të dëshmojë një dëshmitar i mbrojtur.

Një dëshmitar i mbrojtur do të dëshmojë sot në gjykimin e mjekëve të “Medicus”-it Lutfi Dervishi e Sokol Hajdini.

Dëshminë e tij dëshmitari i sotëm do ta japë me anë të video-lidhjes e nga distanca.

Dëshmitari i sotëm është njëri nga personat që iu hoqën veshkat në Klinikën “Medicus”.

Kur kishte dëshmuar mjekja ligjore Carmen Barbumë 21 shtator, kishte treguar se dëshmitarit të sotëm dhe një tjetër dëshmitari u mungonin veshkat e majta, pa ndonjë arsye mjekësore, a komplikimi shëndetësor që do të kërkonte heqjen e tyre.

Dëshmitari tjetër me veshkë të hequr, i përmendur nga mjekja Barbu dëshmoi po me anë të video-lidhjes më 26 shtator.

Lutfi Dervishi që ishte pronar i Klinikës “Medicus” në të cilën u krye transplantim i veshkave, akuzohet për trafikim me qenie njerëzore dhe krim të organizuar, ndërsa Sokol Hajdini për lëndim të rëndë trupor.

Pjesë e këtij gjykimi ishte edhe Arban Dervishi, djali i Lutfi Dervishit, por procedura ndaj tij është veçuar, ngase ai ndodhet në arrati.

Urologu Lutfi Dervishi ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 8 vjet burg në vitin 2013, ndërsa Sokol Hajdini me 3 vjet.

Gjykata e Apelit më pas ia kishte vërtetuar dënimin Dervishit, ndërsa Hajdinit ia kishte shtuar vitet e dënimit me burg nga 3 vjet në 5.

Pastaj Gjykata Supreme e riktheu përsëri në rigjykim Rastin “Medicus”, ndërsa Lutfi Dervishi që ndodhej në arrati, u arrestua disa ditë pas vendimit të supremes për rigjykim./KALLXO.com

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/deshmon-nje-person-me-veshke-te-hequr-per-rastin-medicus/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala