Dëshmitari i mbrojtur në seancën ndaj Azem Sylës

Autori:Gazeta Fjala

azem-syla345

Në seancat e hetimit të veçantë ndaj Azem Sylës dhe të tjerëve po dëshmon një dëshmitar i mbrojtur. Dëshmitari i mbrojtur 2 është duke dhënë dëshminë e tij në seancën e sotme të mundësisë së veçantë hetuese ndaj Azem Sylës dhe të tjerëve.

Sipas Tomë Gashit, avokatit të Azem Sylës, ish-deputeti i PDK-së u riarrestua më 16 shtator nën pretendimin e prokurorisë se në mënyrë të tërthortë tentoi të ndikojë pikërisht në dëshmitarin e mbrojtur 2.

Gashi tha dje për KALLXO.com se Syla nuk ka pse të qëndrojë në paraburgim, pasi ky dëshmitar i mbrojtur të përfundojë dëshminë.

Gjykata e Apelit më 23 shtator rrëzoi vendimin e 17 shtatorit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin Sylës iu caktua paraqitja në stacionin policor.

Gjykata e Apelit para pesë ditësh e riktheu Sylën në paraburgim, pasi ndaj vendimit të themelores u ankua gjyqtari i EULEX-it Danilo Ceccarelli.

Azem Syla që nga dorëzimi në polici më 29 prill qëndroi pandërprerë në paraburgim deri më 25 shtator, kur u lirua nga kjo masë.

Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it më 27 prill zhvilloi një aksion të zgjeruar gjatë të cilit arrestoi Nuhi Ukën, i cili ka qenë kryetar i Gjykatës Komunale në Prishtinë, Sabedin Haxhiun, Avni Maxhunin, Hajrullah Berishën, Ilaz Sylën e Lubisha Vujoviqin.

Atë ditë Azem Syla u kërkua në shtëpi por nuk u gjet, ndërsa u vetëdorëzua në polici dy ditë më vonë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/deshmitari-2-ne-seancen-ndaj-azem-syles/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala