Deputeti i propozon martesë të dashurit në Parlament

Autori:Gazeta Fjala

auto_martesa_ilustrim1512403282

Një veprim i guximshëm por gjithë dashuri brenda. Deputeti liberal australian, Tim Wilson, ka propozuar të dashurin e tij për martesë nga foltorja e parlamentit.

Ndërsa në seancën e së dielës po diskutohej pikërisht liberalizimi i martesave brenda të njëjtës gjini, ai ka zgjedhur që ta bëjë të paharrueshëm momentin e propozimit për partnerin e tij Ryan Patrick Bolger.

“Personi që dua të falënderoj më shumë këto momente është i dashuri im, Ryan. Ai më ka toleruar gjatë gjithë kësaj periudhe më shumë se çdokush tjetër. Ky debat që po zhvillojmë sot këtu është kthyer në kolonën zanore të marrëdhënies sonë. Prandaj, tani në këto momente, më ka mbetur vetëm një gjë për të bërë: Ryan Patrick Bolger, do të martohesh me mua?!”, e ka pyetur ai.

Pas pyetjes, Tim ka pritur për përgjigje dhe Ryan duke buzëqeshur i ka thënë “Po”.

Ky propozim u prit me duartrokitje, ndërsa drejtuesi i seancës shprehu urimet e tij.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/deputeti-i-propozon-martese-te-dashurit-ne-parlament/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala