Deputetët me takime në Bruksel për liberalizimin e vizave

Autori:Gazeta Fjala

deputetet-690x380

Një delegacion i Kuvendit të Kosovës ka qëndruar në Bruksel, në një vizitë dy ditore ku ka zhvilluar disa takime të rëndësishme në institucionet e BE-së.

Ky delegacion në udhëheqjen Njomza Emini, kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane, e shoqëruar edhe nga anëtaret e tjerë të Komisionit, si: Valdete Bajrami, Slobodan Petroviq, Xhavit Haliti, Bislimi Zogaj, Fatmir Xhelili, Vjosa Osmani, Arben Gashi, Donika Kadaj-Bujupi, Time Kadriaj, dhe Kujtim Paçaku, kanë zhvilluar disa takime në Parlamentin Evropian.

Me këtë rast ata janë pritur nga  Ulrike Lunacek, nënkryetare e Parlamentit Evropian, si dhe janë takuar me Tanja Fajon, anëtare e për Liritë Civile, Drejtësi dhe Punë të Brendshme, dhe Raportuese për Liberalizimin e vizave për Kosovën. Po ashtu, janë takuar me Këshilltarin për Politikë të Jashtme të Kabinetit të Kryetarit të Parlamentit Evropian,  Arnoldas Pranckeviqius.

Gjatë kësaj vizitë janë diskutuar çështjet që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave, Raportin për Kosovën të përgatitur nga Komisioni Evropian, dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe për çështje tjera që ndërlidhen me procesin e integrimit Evropian të Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/deputetet-me-takime-ne-bruksel-per-liberalizimin-e-vizave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala