Deponitë ilegale, problemi kryesor i mjedisit në Kosovë

Autori:Gazeta Fjala

deponite_ballina_701673

Në Kosovë ka numër të madh të deponive ilegale. Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, premton zgjidhjen e shpejtë të këtij problemi, pasi që sipas saj, qeveria ka ndarë buxhet të mjaftueshëm për këtë sektor.

Këtë njoftim ajo e bëri gjatë një aksioni që ka ndërmarrë organizata “Ta pastrojmë Kosovën” për pastrimin e një pjese të qytetit të Suharekës, raporton KTV.

Lidhur me ndalimin e përdorimit të thëngjillit, Reshitaj ka thënë se ende janë duke punuar për gjetjen e alternativave të tjera për zëvendësimin e thëngjillit.

Sipas anëtarëve të “Let’s do it Kosova”, problemi i mbeturinave mund të zgjidhjet vetëm përmes riciklimit.

Besnik Shabiu, anëtar i “Let’s do it Kosova”, tha se problemet e mjedisit në vend janë aq të mëdha sa nuk mund t’i fshehim dhe konkretisht, ky problem i mbeturinave do të bëhet serioz.

Në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën” kanë marrë pjesë edhe dy kandidatët për kryetar të komunës së Suharekës, Sali Asllanaj dhe Bali Muharremaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/deponite-ilegale-problemi-kryesor-i-mjedisit-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala