Dënohet me burgim të përjetshëm autori i masakrës së Selenicës

Autori:Gazeta Fjala

888888

Burgim përjetë për monstrën e Selenicës, Ritvan Zykaj, i cili vrau me kallashnikovë 8 familjarët e tij.

Ngjarja e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik ndodhi në gusht të 2018-s në Selenicë të Vlorës. Kjo masë e dhënë sot nga Gjykata e Vlorës, ishte kërkuar më herët edhe nga prokuroria.

 

Kujtojmë se autori nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese gjatë gjithë procesit gjyqësor, ndonëse u mori jetën 8 personave të pafajshëm. 24-vjeçari ditën kur ndodhi ngjarja ishte në drekë familjare, por u largua më herët dhe në gjendje “amoku” iu drejtua banesave të kushërinjve, ku qëlloi pa mëshirë mbi pleq e fëmijë, duke kryer masakren e pashembullt.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/denohet-me-burgim-te-perjetshem-autori-i-masakres-se-selenices/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala