Dënohen punëtorët japonezë sepse hëngrën drekë tre minuta më herët

Autori:Gazeta Fjala

Kofsha-pule-me-buke-te-thekur

Katër shërbyes civilë në Japoni janë dënuar pasi kanë dalë për drekë tre minuta më herët.

Një punëtor, 64-vjeçar, që punon në byronë e ujësjellësit në Kobe, është gjobitur dhe qortuar pasi është zbuluar se ka dalë nga zyra tre minuta para se të niste dreka. Këtë veprim ai e ka bërë 26 herë brenda një periudhe prej shtatë muajve.
Zyrtarët e kësaj byroje kanë thirrur një konferencë për media në të cilën katër shkelësit e rregullit kanë kërkuar falje publikisht, transmeton Koha.net.

“Dreka fillon në orën 13. Ai ka lëshuar zyrën para pushimit”, ka thënë një zëdhënës i byrosë për AFP-në.

Punëtorët kanë shkelur ligjin e shërbimit publik që thekson se zyrtarët duhet të jenë të përqendruar në punën e tyre./Gazeta Fokus

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/denohen-punetoret-japoneze-sepse-hengren-dreke-tre-minuta-me-heret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala