Dënim me burgim 4 vjet e gjysmë për zhvatje

Autori:Gazeta Fjala

burgosur

Më 4 gusht 2016, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, një trup gjykues i përbërë prej dy gjyqtarëve ndërkombëtarë dhe një gjyqtari vendës, e ka shpallur të pandehurin B.V. fajtor dhe i ka shqiptuar një dënim unik prej 4 vjet e gjashtë muaj burgim dhe një gjobë prej 1,500€.

Kjo pasi më 8 dhjetor 2014, i pandehuri e ka pranuar fajësinë për pikat e ushtrimit të ndikimit, zhvatjes dhe posedimit të kundërligjshëm të armëve të zjarrit.

“Trupi gjykues, po ashtu e ka urdhëruar të pandehurin që të kthejë 25 mijë euro të cilat i ka zhvatur prej familjes së viktimës, më ose para datës 31 dhjetor 2017, në të kundërtën mund t’i caktohet një dënim me burgim shtesë”, njofton Gjykata Themelore e Ferizajt.

Trupi gjykues, po ashtu ia ka vazhduar paraburgimin derisa aktgjykimi të merr formën e prerë, kryesisht për shkakun se i pandehuri kishte ikur nga arresti shtëpiak gjatë gjykimit dhe është dashur të ekstradohet nga Gjermania.

Të bashkëakuzuarit e të pandehurit në këtë rast, S.M. dhe A.M. ende janë në liri dhe për ata janë lëshuar urdhra vendës dhe ndërkombëtarë për arrestimin e tyre.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/denim-me-burgim-4-vjet-e-gjysme-per-zhvatje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala