Dëmtimi pengon rinovimin, Neymar largohet verën e ardhshme nga PSG

Autori:Gazeta Fjala

neymar-1-1-852x460

Nuk ka qenë një verë e lehtë për Neymar dhe PSG dhe duket se pas dëshirës së brazilianit për t’u larguar nga klubi francez vjen episodi i radhës. Sipas “Le Parisien”, klubi do ta kishte vlerësuar rinovimin “yllit”, por tani negociatat janë ngadalësuar. Leonardo ishte gati të niste kontaktet për rinovimin e kontratës me O’Ney, por dëmtimi i fundit i 27-vjeçarit, që do ta mbajë 4 javë pushim, e ka detyruar klubin parizien të dyshojë.

Kontrata e Neymarit përfundon në vitin 2022, por te PSG janë dyshues nëse me të vërtetë ia vlen të vësh bast për një lojtar, i cili, përveç se ka shfaqur hapur dëshirën për t’u larguar, ka gjysmën e ndeshjeve që nuk luan që kur mbërriti nga Barcelona, për shkak të dëmtimeve dhe sanksioneve të klubit.

Nëse këtij realiteti i bashkëngjitet rritja e madhe e Kylian Mbappé, rreth të cilit është projektuar e ardhmja, largimi i Neymarit verën e ardhshme duket i pashmangshëm.

“Le Parisien” kujton një rregull të FIFA-s që ka të bëjë me futbollistët e mitur vegjël se 28 vjeç, sipas të cilit Neymar mund të larohet në një klub jashtë Ligue 1, duke prishur në mënyrë të njëanshme kontratën e tij. Sipas këtij skenari, në bazë të përllogaritjeve braziliani do të paguante një dëmshpërblim prej 60 milionë eurosh.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/demtimi-pengon-rinovimin-neymar-largohet-veren-e-ardhshme-nga-psg/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala