Demarkacioni mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme

Autori:Gazeta Fjala

demarkacioni

Njohësit e rrethanave politike në vend kanë shprehur skepticizëm për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi gjatë këtij viti.

Belul Beqaj dhe Shkëlzen Maliqi kanë thënë për gazetën “Epoka e re” se në rast se dështon liberalizimi i vizave, përgjegjësia kryesore bie mbi koalicionin qeverisës.

Analisti Beqaj i ka sugjeruar kryeministrit Mustafa që më mirë të përgatitet për ta verifikuar legjitimitetin e tij dhe të partisë sesa ta procedojë demarkacionin për ratifikim në Kuvend pasi, sipas tij, rezultati do të jetë me pasoja me kalimin ose jo të demarkacionit.

Kurse analisti Maliqi mendon se Qeveria ndoshta qëllimisht po shkon në variantin e dështimit të ratifikimit të demarkacionit, për ta marrë pastaj këtë si shkak për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/demarkacioni-mund-ta-coje-vendin-ne-zgjedhje-te-parakohshme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala