Demarkacioni mund ta çojë sërish vendin në zgjedhje

Autori:Gazeta Fjala

demarkacion

E hëna e 15 janarit do të risjellë në diskutimet e Kuvendit çështjen më të përfolur në tre vjetët e fundit, atë për demarkacionin me Malin e Zi.

Komisioni për Punë të Jashtme në mbledhjen e parë për sesionin e ri do të vendosë për procedimin e marrëveshjes në Kryesi dhe nëse atë do ta bëjnë me apo pa rekomandim nga komisioni, raporton KTV.

Por, pavarësisht kësaj, qëndrimet e partive karshi marrëveshjes nuk kanë ndryshuar.
Partia e kryeministrit synon që atë marrëveshje ta rrëzojë në Kuvend, derisa PDK-ja synon ta kalojë atë.

E fundit që e ka bërë këtë thirrje është ministrja për integrim Dhurata Hoxha, e cila u ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë marrëveshjen e të mos mbajnë të izoluar kosovarët.

Të njëjtën thirrje e ka bërë edhe analisti Artan Murati. Ai u ka bërë thirrje deputetëve t’i japin epilog kësaj çështjeje.

Ndërsa, Valmir Ismaili nga Demokracia Plus, i parasheh disa skenarë për mbledhjen e së hënës.

Ismaili thotë se pikërisht çështja e demarkacionit mund ta prishë koalicionin qeverisës e vendi të shkojë në zgjedhje.

Pikërisht demarkacioni kishte prishur edhe koalicionin PDK-LDK.

LDK-ja ato kohë nuk kishte arritur t’i siguronte as votat e deputetëve të vet.

E njëri nga deputetët që kundërshtonte fuqishëm në mandatin e kaluar këtë version të marrëveshjes, Shpejtim Bulliqi, aktualisht është në krye të komisionit shtetëror për demarkacion e që akuzon komisionin e kaluar të Mehës se ka falsifikuar harta.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/demarkacioni-mund-ta-coje-serish-vendin-ne-zgjedhje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala