Delegacioni i FFK-së vëzhgon Plzenin aty ku luan Kosova me Çekinë

Autori:Gazeta Fjala

unnamed-88

Menaxheri i Përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala dhe trajneri ndihmës i Kosovës, Muharrem Sahiti, kanë qëndruar për vizitë në Plzen, qytet në të cilin më 14 nëntor do të zhvillohet ndeshja tejet e rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 ndërmjet Republikës së Çekisë dhe Kosovës.

Gjatë kësaj vizite delegacioni i FFK-së ka diskutuar me zyrtarët e Federatës çeke për detajet e organizimit të ndeshjes, derisa ka vizituar edhe stadiumin “Doosan Arena”, ku do të zhvillohet ndeshja si dhe hotelin në të cilin do të akomodohet ekspedita e Kombëtares.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/delegacioni-i-ffk-se-vezhgon-plzenin-aty-ku-luan-kosova-me-cekine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala