Delawie: Të luftohet korrupsioni në biznes

Autori:Gazeta Fjala

delawie

Ambasadori amerikan Greg Delawie, kërkoi të mbrohet dhe të promovohet sektori privat në Kosovë.

Ai, në forumin “Ekosistemi i ndërmarrësisë”, ku u diskutua rreth zhvillimit potencial të ndërmarrësisë në Kosovë, tha se të gjithë duhet ta luftojnë korrupsionin, ngase në këtë mënyrë do të mbrohej biznesi.

Delawie ka thënë se vetëm shkathtësitë nuk janë të mjaftueshme në biznes.

“Duhet guxim për të ndërmar riskun e fillimit të një biznesi, duke pasur parasysh që ai biznes do të jetë vend i punës për dikë tjetër”, citohet të ketë thënë Delawie në këtë forum.

I pari i ambasadës Amerikanë në Kosovë inkurajoi të gjithë të vazhdojnë të promovojnë dhe mbrojnë sektorin privat, si dhe të luftojnë korrupsionin.

Ndërkaq, drejtori Ekzekutiv i Qendrës së Inovacionit në Kosovë, Uranik Begu tha se ndërmarrësit e rinj ballafaqohen me sfida në kuptim të zhvillimit të ideve të tyre dhe sfidës per t’i mbijetuar tregut.

Begu tregoi se kësaj radhe kanë një fokus të veçantë.

“Në fokus të veçantë duhet të jetë angazhimi i gruas në biznes dhe i pjesës më të ndjeshme të shoqërisë, rinisë së Kosovës, tek e cila papunësia mbetet në nivel shumë të lartë”, ka pohuar Begu, shkruan Gazeta Fjala.

Ky forum u organizua nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Qendra e Inovacionit në Kosovë, në kuadër të javës globale të ndërmarrësisë./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/delawie-te-luftohet-korrupsioni-ne-biznes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala